AKTIVITET TRAJNUES: “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore.”

Shkolla e Magjistraturës, më datat 2-3 dhe 4-5 dhjetor 2024, në bashkëpunim me Kolegjin Gjyqësor të Mbretërisë Bashkuar, zhvillon aktivitetin trajnues dy ditor, me grupe të ndryshme pjesëmarrësish me temë: “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet drejtohet nga: 

Ekspertë nga Kolegji Gjyqësor - Mbretëria e Bashkuar: Maura McGowan – Gjykata e Lartë, Martin Griffiths – Gjykata e Lartë, HHJ Michael Cullum dhe DJ Ranjit Uppal

Ekspertë nga Shkolla e Magjistraturës: Vangjel Kosta,Sokol Berberi, Albana Boksi, Amarildo Laçi, Arben Isaraj, Nurjeta Pogaçe

Qëllimi i këtij trajnimi është: Të ofrojë udhëzime dhe trajnim nga një perspektivë ndërkombëtare për t'u mundësuar gjyqtarëve shqiptarë që:

 

  • Të zbatojnë një qasje etike në jetën e tyre gjyqësore
  • Të përmirësojnë përdorimin e aftësive gjyqësore në vlerësimin e provave
  • Të përmirësojnë aftësitë e shkrimit të vendimit gjyqësor
  • Të përmirësojnë aftësitë e menaxhimit të çështjeve gjyqësore
  • Të shqyrtohet një qasje e strukturuar ndaj dënimit dhe dhënies së dënimit

Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike me anë të ndarjes në grupe pune si dhe kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Në këtë aktivitet trajnues marrin pjesë gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë.